Ballina Aktualitet Fushë-Krujë/ I riu plagos 35-vjeçarin në këmbë pas sherrit, shpallet në kërkim...

Fushë-Krujë/ I riu plagos 35-vjeçarin në këmbë pas sherrit, shpallet në kërkim autori

FUSHË-KRUJË-Një konflikt i çastit për motive që ende nuk bëhet të ditura, ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Mësohet se ka mbetur i plagosur 35-vjeçari i identifikuar si Adriatik Ishmaku. Burime për median, bëjnë me dije se Ishmaku u qëllua nga Kastriot Alushi, ku për pasojë ka marrë plagë në këmbë. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit nga Fushë-Kruja, e ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.