Ballina Aktualitet Fushë-Krujë, humb jetën 56 vjeçarja në aksident

Fushë-Krujë, humb jetën 56 vjeçarja në aksident

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të urës së Fushë-Krujës, ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësore.

Një makinë tip Benz ka përplasur këmbësoren me inicialet ‘’Sh.K.’’ 56 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i mjetit, ‘‘D.V.’, është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e proçedurave të mëtejshme.