Ballina Aktualitet Fushë-Krujë, e reja vdes në aksident

Fushë-Krujë, e reja vdes në aksident

Një vajzë e re ka humbur jetën në një aksident mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave, aksidenti ndodhi në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku një automjet që drejtohej nga një vajzë, rreth 23 vjeçe është përplasur me një shtyllë.

Vajza ka humbur jetën në vend por ende nuk është identifikuar pasi nuk ka pasur mjet identifikimi me vete.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar në morg. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e të resë.