Fushë-Krujë, dy kunetër gjenden të plagosur rëndë, nisen drejt spitalit të Traumës (EMRAT)

46

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti në Fushë-Krujë. Mësohet se dy të plagosurit janë kunetër me njeri-tjetrin. Plagët e marra e kanë bërë transportimin e tyre në spitalin e Traumës, Tiranë të paevitueshëm.

Të plagosurit janë identifikuar si Serdar Tali 22 vjeç dhe Elgert Gjoni, 30 vjeç.

Të dy të rinjtë kanë plagë të rënda, por Gjoni ka plagë më serioze në zonën e barkut. Nuk dihet ende pse të rinjtë janë në këtë gjendje, por policia po vijon hetimin.