Ballina Aktualitet Fushë Krujë, dëmtohet shtylla e tensionit të lartë, dyshohet për lëndë eksplozive

Fushë Krujë, dëmtohet shtylla e tensionit të lartë, dyshohet për lëndë eksplozive

Sot në mesditë, punonjësit e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, pranë fshatit Krastë, në Fushë Krujë, kanë konstatuar se njëra këmbë e një shtylle të tensionit të lartë ishte e dëmtuar.

Punonjësit e OST kanë lajmëruar Policinë e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për këtë rast. Kqyrja paraprake e vendit ka treguar se dëmtimi i këmbës së shtyllës mund të ketë ardhur nga shpërthimi i një sasie lënde eksplozive.

Shtylla e tensionit të lartë kryen lidhjen e linjave ndërkombëtare të transmetimit Tiranë-Podgoricë dhe Tiranë-Prizren.