Ballina Aktualitet Fushë-Krujë, aksidentohen për vdekje dy persona

Fushë-Krujë, aksidentohen për vdekje dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë.

Sipas raportimeve të para dy persona kanë humbur jetën kur një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë i përmbysur pranë fshatit Bura në njësinë administrative Nikël.

Viktima të këtij aksidenti kanë mbetur shtetasit Islam Moja, 70 vjeç dhe Lindita Mjekrra.

Moja ka qenë shoferi i furgonit që doli jashtë rruge duke përfunduar në kanal dhe dyshohet se ai ka pasur problem fizik, prandaj ka humbur kontrollin e mjetit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.