Ballina Aktualitet Fushë Krujë, aksident në Nikël, vdes këmbësori

Fushë Krujë, aksident në Nikël, vdes këmbësori

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të fshatit Nikël, ku një këmbësor ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në Qarkun e Durrësit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:45 minuta, në Nikël. Shtetasi A. N., 51 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar atomjetin e tij të tipit Mercedes-Benz, me targë TR 2879 K, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Viktima nuk kishte dokumente identifikimi me vete.

Grupi hetimor i Policisë së Shtetit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërkohë që ka marrë në pyetje edhe drejtuesin e automjetit të përfshirë në atë aksident.