Ballina Kronikë Fushë-Krujë, aksident me vdekje, shoqërohet shoferi

Fushë-Krujë, aksident me vdekje, shoqërohet shoferi

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të urës së Fushë-Krujës, 56-vjeçarja me inicialet Sh. K., ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Qarkun e Durrësit bëjnë të ditur se shtetësja Sh. K. ishte duke ecur më këmbë, ndërkohë që është goditur nga autovetura e tipit Mercedes-Benz, e drejtuar nga shtetasi D. V.

Menjëherë pas aksidentit, e dëmtuara është dërguar me shpejtësi për në Spitalin e Traumas, në Tiranë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sipas burimeve policore në vendngjarje, drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në mjediset e Stacionit të Policisë së Shtetit, në Fushë-Krujë deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.