Fushë-Kruja nuk ndal dasmat, ja sa herë janë gjobitur këta dy pronarë lokalesh

43

Policia njofton se është proceduar penalisht pronari i një lokali për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi ishte ndëshkuar me masë administrative 3 herë nga shërbimet e Policisë Krujë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

Gjithashtu ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, për të 3-tën herë, pronari i një subjekti në Fushë Krujë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasin B.M., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ky shtetas si administrator i një subjekti në Fushë Krujë, i cili ishte ndëshkuar 3 herë me masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua përsëri nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, evidentuan në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C, i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt, është vendosur për të 3-tën herë, masë administrative 1.000.000 lekë.