Ballina Aktualitet Fushë Arrëz, bllokohet aksi rrugor nga rrëshqitja masive e shkëmbinjve

Fushë Arrëz, bllokohet aksi rrugor nga rrëshqitja masive e shkëmbinjve

Rrëshqitje të një sasie të madhe të skarpatës së sipërme të rrugës ka pasur në segmentin rrugor Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin pranë fabrikës në Kalimash.

Për pasojë është bllokuar tërësisht segmenti rrugor Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin.

ARRSH njoftoi se kompania e mirëmbajtjes ka ndërhyrë me mjete dhe rruga tani është zhbllokuar, është  hapur për të dyja drejtimet e kalimit. Përgjatë segmentit ka pasur vazhdimisht rënie materialesh mbi rrugë.