Ballina Aktualitet Fuqia e pasaportave, Shqipëria në vendin e 43-të në botë

Fuqia e pasaportave, Shqipëria në vendin e 43-të në botë

Shqipëria zë vendin e 43-të në botë për fuqinë e pasaportave, e fundit në rajon pas Kosovës.

Ndërsa vendi me pasaportën më të fuqishme në botë është Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Indeskit të Pasaportave, poseduesit e pasaportës së Emirateve mund të udhëtojnë në 167 vende të botës pa viza paraprake.
Nga vendet e Ballkanit, Kosova zë vendin 82, Shqipëria 43, Bosnja e Hercegovina 41, Mali i Zi 38, Maqedonia 37 dhe Serbia 32, shkruan Evropa e Lirë.
Sipas këtij indeksi online, Singapori dhe Gjermania ndajnë vendin e dytë, Danimarka të tretin.
Indeksi i Pasaportave rendit pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve shtesë.