Fundjava jo e mirë, ja si do të ndryshojë moti

31

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë gjatë paradites kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Por, në orët vijuese pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.