Fund tragjik për të moshuarën në Durrës, e përplas makina teksa kthehej në shtëpi

88

Fund i dhimbshëm për një grua në moshë të thyer e cila teksa po kalonte rrugën për t’u kthyer në shtëpi, u përfshi nga një makinë duke marrë plagë fatale për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës.

Në vendngjarje u mësua se një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.