Ballina LAJME FSHF: Nuk po kërkojmë trajner të ri

FSHF: Nuk po kërkojmë trajner të ri

Federata Shqiptare e Futbollit hedh poshtë zërat se është në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

Në një njoftim për mediat FSHF thotë se duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020.

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollin dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020,”- thuhet në njoftimin e medias.