FSHF kërkon rinisjen e stërvitjes e të kampionatit të futbollit, ja për cilat data bëhet fjalë

121

Federata Shqiptare e Futbollit mësohet se i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë ku kërkon rinisjen e stërvitjeve dhe kampionatit të futbollit.

Shkresa është e datës 22 prill, ku kërkohet nisja e stërvitjes së ekipeve më datë 2 maj pa kontakt fizik, si dhe nisja e kampionatit më 20 maj. Kjo, shkresë ngre këto kërkesa për faktin se e konsideron të nevojshëm rinisjen e kampionatit për të mos akorduar fitoret në tavolinë, por për të luajtur 10 javët e mbetura.