Ballina KULTURË Frymëzuese, të famshëm shqiptarë që kanë birësuar fëmijë

Frymëzuese, të famshëm shqiptarë që kanë birësuar fëmijë

Ne kemi përzgjedhur 5 personazhet shqiptarë që kanë zgjedhur të birësojnë një fëmijë dhe kanë pranuar publikisht vendimin e tyre të jashtëzakonshëm.

1- Fjodora Fjora. Sot Alteo djali i gazetares, është 5 vjeç dhe të dy nënë e bir jetojnë së bashku në një apartament në kryeqytet.

2- Arben Ristani. Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani ka birësuar një djalë të vogël që sot Tomasi është 4 vjeç e gjysmë.

3- Besnik Mustafaraj. Politikani i njohur, dhe bashkëshortja e tij Donika janë prindër biologjikë të dy djemve. Por më shumë se 10 vitë më parë, një vizitë në “Shtëpinë e Fëmijës” e bëri çiftin të marr një vendim të rëndësishëm në jetën e tyre. Politikani dhe bashkëshortja vendosën të kujdesen për një vajzë të vogël, ta merrnin në shtëpinë e tyre në fundjavë apo në ditët e festave dhe si kusht ishte që në momentin që një familje do vendoste të adoptonte vajzën duhet të kishte miratimin e familjes Mustafaraj.

4- Vera Laçi
Këngëtarja popullore Vera Laçi pasi humbet në 2013-ën në një aksident djalin e saj të vetëm Denin, ajo gjeti kurajon dhe forcën për t’i dhënë dritë ditëve të saj duke birësuar një vajzë 8 muajshe të quajtur Dea, që sot është 5 vjeçe.

5- Serxho Guri
Djaloshi 23-vjeçar nga Shkodra Serxho Guri i cili ka adoptuar Domenikun, një djalosh 9 vjeçar me sindromën Down.