Ballina SPORT Frank Ribery konfirmon: Do ta lë Bayernin në fund të sezonit!

Frank Ribery konfirmon: Do ta lë Bayernin në fund të sezonit!

36 vjeçari, ka deklaruar se do të largohet nga Bayerni, pas 12 vitesh me kampionët e Gjermanisë.

Lojtari francez ka luajtur me skuadrën 400 ndeshje me gjigandët bavarezë.

“Kur erdha tek Bayern-i , ishte një ëndërr e bërë realitet. Nuk do të jetë e lehtë të them lamtumirë, por nuk duhet të harrojmë atë çfarë arritëm bashkë.”-tha ai.

Ribery ka thënë gjithashtu se nuk ka plane për sezonin tjetër dhe se nuk e di ende se me çfarë skuadre do mund të luajë.

Ai bëhet lojtari i dytë që e lë Bayernin bashkë me Arjen Robben , i cili ka lajmëruar për largimin që në dhjetor.

Dy lojtarët do të nderohen në një ndeshje të 2020.