Francë, sulm me armë, disa të plagosur

64

Një person plagosi sot në mesditë me armë të bardhë dy kalimtarë në qendër të Marsejës, para se të vritej nga forcat e policisë me armë zjarri, sipas burimeve policore.

Prokuroria e Parisit njoftoi se situata është duke u shqyrtuar nga seksioni kundërterrorizmit të prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me prokurorinë e Marsejës.

Kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, agresori nxorri një armë zjarri dhe policët më pas qëlluan drejt tij. Agresori i plagosur rëndë vdiq disa çaste më pas, si dhe një person i tretë u plagos në këmbë për shkak të rikoshetës së plumbave.