Ballina BOTA Francë, shkon në nëntë numri i viktimave në protesta

Francë, shkon në nëntë numri i viktimave në protesta

Numri i të vdekurve në protestat e ‘jelekverdhëve’ në Francë ka shkuar në nëntë, njoftoi qeveria franceze të enjten.

“Ka pasur një tjetër të vdekur këtë mëngjes në Agen. Ishte një ‘jelekverdhë’ që protestonte jashtë, por që nuk ndoqi udhëzimet e sigurisë në rrugë,”- tha për a gazetarët Ministri i Brendshëm Christophe Castaner.

Zyrtarët lokalë raportuan se viktima e fundit, një burrë rreth moshës 60-vjeçare, u godit nga një kamion pranë një autostrade ku po grumbulloheshin demonstruesit.

Shumica e vdekjeve të protestuesve kanë ndodhur si pasojë e aksidenteve rrugore, pasi ‘jelekverdhët’ bllokuan rrethrrotullimit dhe dëmtuan autostradat. Qytetarët francezë nisën protestat në mes të nëntorit kundër rritjes së taksave të karburantit.