Ballina BOTA Francë, rritet numri i viktimave të sulmit në Strasburg, vdes një gazetar...

Francë, rritet numri i viktimave të sulmit në Strasburg, vdes një gazetar italian

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmi i mbrëmjes së martë në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg duke shkuar në katër. Viktima e katërt është një gazetar italian, Antonio Megalizzi 28 vjeç.

Megalizzi prej tre ditësh ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë plagë në kokë, ndërsa sot ndërroi jetë. Autori i sulmit në Strasburg është Cerif Chekat 29-vjeç.

Ai u vra mbrëmjen e djeshme nga policia teksa ishte fshehur në një magazinë në Meinau. Autori ishte person me preçedent, i dënuar disa herë dhe i njohur për shërbimet inteligjente franceze. Sipas mediave franceze ai dyshohet se ishte radikalizuar gjatë kohës që kishte qenë në burg në vitin 2015.

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin në tregun e Krishtlindjeve duke thënë se Cerif Chekat ishte “ushtar i shtetit islamik”.