Ballina BOTA Francë, qeveria pritet të anulojë taksën e karburantit

Francë, qeveria pritet të anulojë taksën e karburantit

Kryeministri francez, Edouard Philipp pritet që të njoftojë pezullimin e rritjes së taksave të karburantit. Lajmi është publikuar duke i’u referuar burimeve qeveritare.

Protestuesit nga lëvizja franceze ‘’jelekët e verdhë’’ janë tërhequr nga një takim me kryeministrin Edouard Philippe të caktuar për ditën e sotme.

Disa anëtarë të lëvizjes thanë se kishin marrë kërcënime me vdekje nga protestuesit duke i paralajmëruar ata të mos hynin në negociata me qeverinë.

“Jelekët e verdhë” që prej mesit të nëntorit kanë protestuar për një taksë të diskutueshme të karburantit.

Por protestat tani pasqyrojnë zemërimin më të përhapur në qeveri.

Tre persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur nga trazirat, dhuna dhe vandalizmi, ndërsa ka edhe shume persona të arrestuar.