Ballina BOTA Francë, protestuesit mbushin rrugët, arrestohen mbi 100 persona

Francë, protestuesit mbushin rrugët, arrestohen mbi 100 persona

Raportohet se të paktën 101 persona janë arrestuar gjatë protestave në Francë. Vendimi i qeverisë Macron për të rritur çmimin e naftës ka detyruar qindra e mijëra francezë të dynden rrugëve për të protestuar kundër një reforme të tillë.

Sipas një deklarate të bërë nga drejtoria e policisë theksohet se si pasojë e ngjarjeve të ndodhura në portestat e zhvilluara në bulevardin Champs-Elysees të Parisit janë arrestuar 101 persona.

Protestuesit “jelekët e verdhë”, të cilët protestojnë taksën shtesë të vendosur nga qeveria për karburantet, zhvilluan protesta ditën e djeshme në Paris dhe në shumë qytete të tjerë. Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve të cilët shkaktuan dëme në Champs-Elysees dhe nisën ngjarjet e dhunës dhe të cilët vendosën zjarre në disa vende. Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe akteve të dhunës nga protestuesit policia ndërmorri ndërhyrje të ashpra, raporton AA.

Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner në një deklaratë njoftoi se në rreth 1.600 protesta të zhvilluara në të gjithë vendin kishin marrë pjesë rreth 106 mijë persona.