Ballina BOTA Francë, Protestës i bashkohen ambulancat dhe zjarrfikësit

Francë, Protestës i bashkohen ambulancat dhe zjarrfikësit

Protesta në Francë kundër rritjes së çmimit të karburantit e nisur nga data 17 nëntor, ka gjetur mbështetje dhe solidarizim nga disa kategori.

Aktivistët e quajtur “Jelekët e verdhë” kanë arritur që të nxjerrin në rrugë mbi 280 mijë francezë, me të cilët para pak ditësh u solidarizuan edhe disa policë duke i dhënë kuptim shprehjes “Policia është në mbrojtje të qytetarëve”.

Ndërkohë që dje protestës iu bashkuan edhe zjarrfikësit francezë, të cilët kishin edhe kërkesa të tyre specifike përveç mos rritjes së çmimit të karburantit.

Rreth 350 zjarrfikës protestuan për rritje pagash, nivele më të larta personeli dhe përmirësim të kushteve të punës.