Ballina BOTA Francë protesta e ‘jelekverdhëve’, blindohet Parisi

Francë protesta e ‘jelekverdhëve’, blindohet Parisi

Franca është e blinduar për përballimin e protestave të reja kundër qeverisë.
Rreth 90.000 punonjës të sigurisë ndodhen në rrugë e Francës. Ndërsa 8.000 oficierë dhë 12 automjete të blinduara janë vendosur vetëm në Paris.
Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë janë mbyllur.

Protesta e ‘jelekverdhëve’ nisi tre javë më parë për të kundërshtuar rritjen e taksës së karburantit. Pas vendimit të qeverisë franceze për anullimin e taksës, protestuesit kanë shafqur pakënaqësi të tjera ndaj qeverisë.