Ballina BOTA Francë, presidenti Macron qëndron i vendosur pavarësisht protestave

Francë, presidenti Macron qëndron i vendosur pavarësisht protestave

Presidenti francez Emmanuel Macron qëndron i palëkundur në vendimin e tij pavarësisht protestave të shumta e agresive që kanë përfshirë vendin, ku mijëra të ashtuquajtur ‘xhaketa të verdha’ kanë mbushur rrugët e Francës mbi çmimet  e naftës.

Macron tha se nuk do të braktisë taksën shumë të diskutueshme ndaj karburanteve dhe shprehet i hapur për ide dhe rishikimin e mënyrës se si do të aplikohet taksa.

“Nuk i ngatërroj protestuesit me qytetarët që duan të përcjellin një mesazh,”-tha ai. Ju nuk mund të jeni pro mjedisit të hënën dhe pastaj të martën kundër rritjes së çmimit të karburantit. Ne duhet të dëgjojmë protestuesit, por jemi në një gjendje alarmi mjedisor.”