Ballina BOTA Francë, presidenti Macron: Protestat po dëmtojnë imazhin, të dëgjohet zemërimi i qytetarëve

Francë, presidenti Macron: Protestat po dëmtojnë imazhin, të dëgjohet zemërimi i qytetarëve

Presidenti francez Emmanuel Macron, duke diskutuar për protestat e dhunshme kundër rritjes së taksave të naftës, paralajmëroi qeverinë e tij të hënën se demonstratat mund të dëmtojnë imazhin e Francës dhe shtoi se qeveria duhet të dëgjonte zemërimin e votuesve.

Megjithatë, pavarësisht deklaratave të sotme, ai nuk ka treguar ndonjë shenjë se mund të anulohet vendimi për rritjen e taksës së naftës, të cilën ai thotë se është e nevojshme për të nxitur një kalim në përdorimin e energjisë së gjelbër, ndonëse tani Macron ka treguar një gatishmëri për të zbutur goditjen për shoferët me të ardhura modeste.