Ballina BOTA Francë, presidenti Macron kërkon ndaljen e ofensivës turke në Siri

Francë, presidenti Macron kërkon ndaljen e ofensivës turke në Siri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj Turqisë, që të ndalte ofensivën ushtarake në Siri, duke paralajmëruar se kjo mund të çonte në ringjalljen e aktivitetit të grupit militant të Shtetit Islamik. Presidenti Macron i bëri këto deklarata gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, Macron theksoi se “mbi të gjitha, duhet të shmangim çdo ringjallje të Shtetit Islamik në rajon.”

Megjithatë, nuk bëhet e ditur se presidenti Macron ka bërë thirrje që forcat ushtarake amerikane të ndërhyjnë. Vendimi i presidentit amerikan Trump për të tërhequr trupat nga rajoni i hapi rrugë ofensivës së Turqisë, që nisi këtë javë kundër kurdëve në verilindje të Sirisë.

Ofensiva turke sot hyri në ditën e katërt dhe mediat raportonë se forcat e opozitës siriane, që mbështeten nga Ankaraja, kanë marrë në kontroll një autostradë strategjike në verilindje të Sirisë, që gjendet rreth 30 kilometra në jug të kufirit turk.

Turqia ka bërë të ditur se ka për qëllim që të izolojë formacionet e armatosura të Njësisë për Mbrojtjen e Popullit, një organizatë kjo Ankaraja e konsideron si terroriste për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda territorit të Turqisë.