Francë, orë terrori në Tolosa, shkak një 17 vjeçar!

0
1

Disa persona janë marrë peng dhe prangosur në një tabakeri në Tolosa, Francë nga një 17 vjeçar i armatosur, i cili u vetëquajt përpara forcave të policisë si “krahu i djathtë i jelekverdhëve”.

Para pak orësh ai ka liruar 4 gra të marra peng me ndihmën e një negociatori të policisë. Më herët ai kishte kërcënuar se njërën prej tyre do ta vriste. Djali ka hapur zjarr më shumë se njëherë kundër policisë franceze.

Pengmarrësi qëndron ende i mbyllur brenda tabakerisë i armatosur. Në shtëpinë e 17 vjeçarit Dominique Alzeari është gjendur një letër ku ai thotë se është i shqetësuar për shëndetin e tij pasi vuan nga depresioni.

Ai shkruan gjithashtu se do të mbajë anën e jelekverdhëve dhe se nëse nuk leviz ai, atëherë askush nuk do ta bëjë.

Dominique Alzeari njihet si hajdut i vjedhjeve të vogla dhe ishte ndaluar në dhjetor të këtij viti.

Dëshmitari që i ka shpëtuar duarve të Dominique Alzeari thotë se djali u fut me maskë në tabakeri dhe në trup mbante një kamër të tipit Go Pro. Ai i tha atyre se ky rrëmbim ishte edhe për të mirën e tyre.

Në rrjetet sociale 17 vjeçari ka postuar shpesh pjesë nga protestat e jelekverdhëve ku ka qenë edhe pjesëmarrës.