Ballina BOTA Francë, mungojnë nxënës, kryetari bashkisë regjistron dele në shkollë.

Francë, mungojnë nxënës, kryetari bashkisë regjistron dele në shkollë.

Pa nxënës , nuk ka as mësim. Si pasojë e numrit të ulët të nxënësve në një shkollë fillore në Crets en Belledonne,Francë, janë pakësuar orët e mësimit.

Ky fakt ka zemëruar prindër e fëmijë të cilët kanë zgjedhur një mënyrë të çuditshme proteste duke u prezantuar para kryetarit të bashkisë me 50 dele dhe duke i propozuar atij regjistrimin e deleve në vend të nxënësve që mungojnë.

Kërkesat e shumta të prindërve e protestat e vazhdueshme e kanë shtyrë kryetarin e bashkisë ta pranojë këtë kompromis.