Ballina BOTA Francë, ministri Le Maire: Më shumë këmbime tregtare me Kinën

Francë, ministri Le Maire: Më shumë këmbime tregtare me Kinën

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire kërkoi sot një rritje të fuqishme të këmbimeve tregtare me Kinën, kryesisht nëpërmjet rritjes së kontratave mes sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Sigurisht që kontratat e mëdha janë shumë të rëndësishme, qoftë në aeronautikë, bërthamore, bujqësi, por kontratat mes sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë jetësore,” – theksoi ministri francez gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Paris me zëvendëskryeministrin kinez, Hu Chunhua.

Ndërkohë që dy palët kanë theksuar mbështetjen e tyre për një aspekt të shumanshëm të ekonomisë dhe për rolin e OBT-së (Organizata Botërore e Tregtisë), Le Maire u shpreh se “lufta tregtare që po njohim aktualisht do të ketë një impakt shumë negativ në rritjen botërore në muajt në vijim”.