Ballina BOTA Francë, mbi 400 të plagosur gjatë protestave ndaj çmimit të karburantit

Francë, mbi 400 të plagosur gjatë protestave ndaj çmimit të karburantit

Në Francë gjatë protestave të ngritura kundër rritjes së çmimit të karburantit mësohet se më shumë se 400 persona kanë mbetur të plagosur.

Ministria e Brendshme franceze tha se rreth 300 persona janë shoqëruar e marrë në pyetje, ndërsa 157 të tjerë janë arrestuar. Protestat masive në Francë u zhvilluan përgjatë të shtunës dhe të dielës, pasi ishin organizuar në rrjetet sociale të quajtura “xhaketat e verdha”.

Qytetarët kërkuan largimin e presidentit Macron që ka vendosur rritjen e çmimit të karburantit për të ulur ndotjen në mjedis. Kjo ka bërë që Macron të humbasë popullaritetin në mesin e qytetarëve. Ditën e shtunë në protestat anembanë Francës gjithashtu humbi jetën një protestuese e cila u përplas nga një automjet.