Ballina BOTA Francë, Macron anulon vizitën në Serbi

Francë, Macron anulon vizitën në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vizita e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, e planifikuar për këtë javë në Beograd, është anuluar për shkak të trazirave në Francë.

Vuçiq tha se ka biseduar me Macronin dhe se ai “I është lutur që vizita të shtyhet për disa javë”.

“E di se sa e vështirë është të realizohen reforma të përgjegjshme ekonomike”, – tha Vuçiq në një konferencë shtypi në Beograd.

Prej disa javësh lëvizja “Jelekët e verdhë”, organizon protesta në Francë, në kundërshtim të rritjes së paralajmëruar të çmimit të karburanteve, në kuadër të disa masave për mbrojtjen e mjedisit.

Por, protestat janë shndërruar në zemërim të përgjithshëm ndaj politikave të Macronit, – shkruan Rel.

Të shtunën, në përleshjet midis protestuesve dhe policisë janë plagosur mbi 260 vetë, në mesin e tyre 81 pjesëtarë të forcave të sigurisë.