Ballina Kronikë Francë, kapet adoleshenti shqiptar pas vrasjes së kryer me thikë

Francë, kapet adoleshenti shqiptar pas vrasjes së kryer me thikë

Një adoleshent shqiptar është kapur pas një muaji arrati nga policia franceze, pasi akuzohet se është autori i vrasjes së një të riu afrikan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 shtator në sheshin Place de Jaude, në Clermont-Ferrand të Francës.

Sipas hetimeve të prokurorisë franceze rezulton se shqiptari ka goditur 21-vjeçarin afrikan me thikë, e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Fill pas ngjarjes adoleshenti shqiptar është larguar nga vendi i krimit dhe kur ka marrë vesh që i riu ka ndërruar jetë është arratisur.

Ndërkohë, pas një urdhër-arresti evropian, ai u kap në Gjermani, por mediat franceze ende nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tij.