Ballina BOTA Francë, “Jelekët e verdhë” shtojnë kërkesat ndaj qeverisë

Francë, “Jelekët e verdhë” shtojnë kërkesat ndaj qeverisë

Edhe pse kanë kaluar pak ditë nga fitorja e “jelekëverdhëve” kundër qeverisë franceze për rritjen e taksës së karburanteve, situata në Francë vazhdon të jetë e tensionuar.

Kryeministri Emmanuel Macron ka njoftuar se 89 000 policë dhe një duzinë me makina të blinduara do të jenë në gatishmëri.

Ndërkohë, Kulla Eifel do të mbyllet dhe bashkë me të disa pika turistike, muze, dyqane dhe restorante.

Një seri ndeshjesh futbolli janë shtyrë të shtunën (7 dhjetor) si Paris-Montpellier, Monako-Nice, Toulouse -Lyon, dhe Saint-Etienne -Marseille.

Macron ka rënë dakord të heqë dorë nga rritja e taksës së karburantit që shkaktoi protestën. Megjithatë, kërkesat e protestuesve tani janë zgjeruar për çështje të tjera që dëmtojnë punëtorët francezë, pensionistët dhe studentët.