Ballina BOTA Francë-Itali, Salvini dhe Di Maio të gatshëm për dialog

Francë-Itali, Salvini dhe Di Maio të gatshëm për dialog

Dy liderët politikë të qeverisë populiste italiane, Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio u shprehën të hapur për dialog me qeverinë franceze, e cila thërriti sot ambasadorin e saj në Romë për konsultime.

‘’Jemi të gatshëm të takojmë presidentin francez Macron dhe qeverinë franceze’’, shprehet Salvini, lideri i Ligës në një komunikatë.

‘’Ne jemi në dispozicion për takime në nivelin më të lartë me qeverinë franceze’’, shkruan nga ana e tij Di Maio, lideri i Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem) në Facebook, në sfondin e marrëdhënieve të tendosura mes dy politikanëve të lartë.

Franca thërriti sot ambasadorin e saj në Itali pas një seri deklaratash të ekzagjeruara nga liderët italianë, një përshkallëzim i pazakontë i marrëdhënieve mes dy shteteve të BE që nxjerr edhe më në pah krisjet në Evropë, disa muaj përpara zgjedhjeve evropiane.