Ballina BOTA Francë, i nxehti i pazakontë, parashikohen temperaturat më të larta në histori

Francë, i nxehti i pazakontë, parashikohen temperaturat më të larta në histori

Rekordet e temperaturave të larta, të cilat zakonisht shënohen në pjesën e dytë të korrikut ose në fillim të gushtit, pritet të thyhen në disa pjesë të Evropës gjatë kësaj jave, pasi një valë e pashembullt nxehtëria do të përfshijë kontinentin.

Meteorologët theksojnë se rekordet e mëparshme të temperaturave të qershorit do të arrihen dhe do të tejkalohen në Austri, Belgjikë, Republikën Çeke, Danimarkë, Francë, Luksemburg, Gjermani, Holandë dhe Zvicër. Ndërkohë, pritet që në disa shtete të thyhen rekordet e të gjitha kohërave, veçanërisht në Francë.

“Parashikimi më i fundit lë pak hapësirë për dyshime, – kanë treguar për mediat specialistët francezë të Meteo France. – Jemi duke shkuar drejt një rekordi të ri kombëtar.

Temperatura më e lartë në qershor në të kaluarën në Francë është regjistruar më 21 qershor të vitit 2003, kur në termometër ishte shfaqur shifra 41,5 gradë Celcius. Temperatura më e lartë e të gjitha kohërave në Francë është shënuar më 12 gusht të vitit 2003 dhe ishte 44,1 gradë Celcius.

Shkencëtarët thonë se moti i nxehtë mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm kur shfaqet në verën e hershme, para se njerëzit të jenë përgatitur për një gjë të tillë.