Ballina BOTA Francë, humb jetën një grua gjatë protestës kundër taksës së naftës

Francë, humb jetën një grua gjatë protestës kundër taksës së naftës

Gjatë protestës së mbajtur në Francë kundër taksës së naftës të vendosur nga presidenti Emmanuel Macron, humbi jetën një grua.

Lajmi u bë i ditur pas raportimit të ministrit të brendshëm francez Christophe Castaner, i cili njoftoi se teksa protestuesit kishin bllokuar rrugën në juglindje të Savoie, një drejtuese automjeti, nga paniku që ishte rrethuar me protestues, ka shkelur aksidentalisht një grua duke e lënë të vdekur.

Nga autoritetet u raportua se në protestë morën pjesë 50 000 persona dhe mbetën të lënduar 16 prej tyre.