Ballina BOTA Francë-Gjermani, përpjekje e përbashkët për shpëtimin e marrëveshjes me Iranin

Francë-Gjermani, përpjekje e përbashkët për shpëtimin e marrëveshjes me Iranin

Franca dhe Gjermania do të marrin përsipër një përgjegjësi të përbashkët për një mekanizëm tregtar BE-Iran, për të minimizuar rrezikun e sanksioneve të SHBA-së.

Diplomatët thanë se fushata franko-gjermane është një taktikë sigurie për të kapërcyer refuzimin e shteteve individuale të BE-së dhe për të anashkaluar rrezikun e synimit bërthamor të regjimit iranian, i ringjallur pas sanksioneve të SHBA kundër republikës islamike.

“Asnjë nga masat që ne po përpiqemi të marrim, nuk do të kryejë mrekulli, por ajo që ne po përpiqemi të bëjmë, janë një sërë masash për t’i bindur iranianët që të vazhdojnë me angazhimet e tyre bërthamore. Ky është objektivi ynë,” – u shpreh njëri prej diplomatëve.