Ballina BOTA Francë-Gjermani, bashkim forcash kundër trafikut të armëve

Francë-Gjermani, bashkim forcash kundër trafikut të armëve

Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian deklaroi se miliona armë të lehta që qarkullojnë në Ballkan përfaqësojnë një kërcënim madhor për sigurinë evropiane. “Këto armë janë një kërcënim për sigurinë evropiane, – tha kryediplomati francez Le Drian. – Situata është e papranueshme. Europol vlerëson se janë rreth 3 deri në 6 milionë armë zjarri, që qarkullojnë aktualisht në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një shifër gjigante.”

Nismën e përshëndeti edhe shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas.

“Është një nismë e mirë, të cilën Franca dhe Gjermania po e ndërmarrin së bashku, sepse lidhet me sigurinë tonë dhe sigurinë e Evropës. Është koha që të përballemi realisht me çështjen e sigurisë publike në Evropë,” – tha Mass.

Dy ministrat u takuan në kuadrin e një nisme franko-gjermane për koordinimin e luftës kundër trafikimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, të nisur në vitin 2017 e me disa objektiva të përcaktuar deri në vitin 2024.