Ballina BOTA Francë, ekzekutohet nga policia terroristi i sulmit në Strasburg

Francë, ekzekutohet nga policia terroristi i sulmit në Strasburg

Terroristi i sulmit të ndodhur mbrëmjen e së martës në Strasburgun qendror, ku mbetën të vrarë tre persona dhe 11 të tjerë të plagosur, është ekzekutuar nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri, teksa uniformat blu e kishin rrethuar për ta arrestuar.

Viktima është 29-vjeçari Cherif Chekatt, i njohur për autoritetet si dikush që u radikalizua në burg.

Autoritet bëjnë me dije se Chekatt kishte një armë dhe një thikë, dhe ka shkuar në zonën ku ka kryer krimet me një taksi.