Ballina BOTA Francë, eksperimente klinike ‘të egra’ te pacientët me Alzheimer, mjekët abuzues rrezikojnë...

Francë, eksperimente klinike ‘të egra’ te pacientët me Alzheimer, mjekët abuzues rrezikojnë burgun

Hetime të thelluara në Francë për kryerjen e eksperimenteve klinike të supozuara “të egra” në Poitiers.

Molekula me efekte të panjohura janë testuar në të paktën 350 pacientë me sëmundjen e Parkinsonit dhe Alzheimerit, pjesërisht të shtruar në spitalin e Sainte-Croix.

E intervistuar këtë mëngjes nga ‘France Inter’, Ministrja e Shëndetësisë Agnès Buzyn e denoncoi faktin dhe e quajti një “gabim të rëndë” dhe tha që ajo ishte “shqetësuar dhe tmerruar” për atë që ndodhi. “Do të ketë sanksione,” premtoi ministrja, ndërsa agjensia franceze e drogës (AFM) ngriti një padi.

Të sëmurët, të cilët ishin rekrutuar nga një institucion i krijuar nga profesorët Jean-Bernard Fourtillan dhe Henri Joyeux, ‘Fondi Josefa’, morën pjesë në eksperimentet në një abaci afër Poitiers.

Në strukturën e imrpovizuar, pacientët që morën ilaçe, në formën e copëzave të lëkurës, derivate te melatoninës, e kaluan natën në spital dhe ditën tjetër ata iu nënshtruan analizave të gjakut.

“Ky eksperiment – lexohet në një njoftim për shtyp nga ‘Ansm’, – u krye pa autorizimin e agjencisë, me substanca te të cilat cilësia, efektet dhe toleranca nuk dihen”.

Zbulimi i testeve të bëra u bë në fillim të shtatorit gjatë një inspektimi në laboratorët, ku u dërguan mostra gjaku për analiza.

Eksperimenti i paligjshëm mund t’u kushtojë autorëve një gjobë prej 15,000 euro dhe mbi një vit burg, pa llogaritur asnjë ankesë penale.

“Besimi i pacientëve është abuzuar. Kjo është një çështje shumë serioze, tha Ministri Buzyn për mediat franceze.