Ballina BOTA Francë, dënohet me kusht shoferi polak, trafikoi 18 shqiptarë

Francë, dënohet me kusht shoferi polak, trafikoi 18 shqiptarë

Shoferi polak, i cili me 11 nëntor u ndalua në terminalin e tragetit me 18 shqiptarë të fshehur në rimorkion e kamionit të tij, është dënuar nga gjykata. Atij iu dha dënim me kusht, në kohëzgjatje prej një viti, shkruajnë mediat franceze.

Ai është paraqitur ne seancë gjyqësore edhe është dënuar pasi në rimorkion e tij kishte transportuar tetëmbëdhjetë shqiptarë, duke përfshirë një të mitur, të gjithë të fshehur dhe të grumbulluar në një kuti të vogël druri.

I riu, i punësuar enkas për këtë udhëtim, pranon të ketë vërejtur diçka të dyshimtë, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se mund të ishin njerëz brenda kamionit.