Ballina BOTA Francë, botohen veprat e shkrimtarit Ylljet Aliçka

Francë, botohen veprat e shkrimtarit Ylljet Aliçka

Prozat e shkurtra të shkrimtarit Ylljet Aliçka, përmbledhur në librin ‘‘Tregime të dikurshme’’ është botuar në frëngjisht nga “Pyramidion et Chapitre douze”, njofton botuesi shqiptar i autorit ‘‘Toena’’.

Ky është libri i tretë që botohet në Francë dhe pason një tjetër vëllim me tregime “Parullat me gurë”, botuar në shqip gjitashtu nga ‘‘Toena’’.

Ylljet Aliçka është një zë i rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqipe. Ai ka njohur disa botime në gjuhë të huaja, më të rëndësishmet ato në Francë, ku ai ka qenë edhe Ambasador i Shqipërisë.