Ballina BOTA Francë, bie mbështetja ndaj “jelekverdhëve”, populli kërkon ndaljen e protestave

Francë, bie mbështetja ndaj “jelekverdhëve”, populli kërkon ndaljen e protestave

Sipas një sondazhi të kompanisë Elabe më shumë se gjysma e popullit francez dëshiron që “jelekverdhët” t’i japin fund protestave të tyre, ndonjëherë edhe të dhunshme, anti-qeveritare, pasi shumë demonstrues besimtarë që vazhdojnë të marshojnë nëpër qytete çdo fundjavë, nuk i pasqyrojnë më kërkesat e hershme të grupit.

Sondazhi tregoi se 56 për qind mendojnë se lëvizja duhet të heqë dorë nga protestat javore, shifër kjo e rritur me 11 pikë nga një muaj më parë dhe hera e parë që është shumicë.

Protestat shpërthyen në nëntor në lidhje me një plan për rritjen e çmimit të naftës dhe kostot e larta të jetesës, dhe protestuesit janë quajtur “jelekverdhë”, pasi mbanin xhaketa që shoferët francezë duhet të mbajnë në makinën e tyre.

Trazirat u shndërruan shpejt në një revoltë më të gjerë kundër presidentit Emmanuel Macron dhe pabarazisë sociale. Ndërsa shumica e njerëzve mbështesin lëvizjen, dy në çdo tre besojnë se ata që ende protestojnë çdo fundjavë në Paris dhe në qytete të tjera, nuk janë përfaqësues të ambicieve të saj të hershme.