Ballina BOTA Francë, asnjë blerës në ankandin për dy dinozaurë

Francë, asnjë blerës në ankandin për dy dinozaurë

Dy dinozaurë, një allosaurus dhe një camptosaurus nuk gjetën blerës gjatë ankandit që u mbajt sot në Paris. Çmimet e përcaktuara nga shitësi nuk u arritën, bëri të ditur media.

Të reklamuara më vetë për shitje dhe të vlerësuara secili midis vlerës 500 000 dhe 800 000 euro, këta dy gjigantë të epokës Jurasike (148 deri në 154 milionë vite më parë) u zbuluan në shtetin Wyoming (SHBA). Ato u nxorën në shitje nga një koleksionist europian tek shtëpia e ankandeve ”Artcurial’’.

Me një ofertë të fundit prej 580 000 euro për allosaurus, skeleti i së cilit është 55 % i kompletuar, nuk u arrit 600 000 euro e vlerës bazë dhe çmimit të caktuar më parë nga shitësi.

Barngrënësi camptosaurus me një skelet 90 % të kompletuar mori një ofertë prej 480 000 euro. Çmimi rezervë ishte caktuar në 500 000 euro.