Ballina Aktualitet Francë/ Akuzohen për 70 vjedhje, pranga 9 shqiptarëve

Francë/ Akuzohen për 70 vjedhje, pranga 9 shqiptarëve

Policia franceze ka arrestuar nëntë shqiptarë, ku ndaj tyre rëndon akuza e vjedhjes.Mediat franceze raportojnë se shtetasit shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, akuzohen për të paktën 70 vjedhje.

Policia ka sekuestruar qindra objekte, bizhuteri, makina si dhe disa armë. Shqiptarët e arrestuar ishin vënë në mbikëqyrje të paktën për një javë me radhë, ndërsa për kapjen e tyre janë angazhuar mbi 130 policë.

Gjithashtu hetimet vijojnë  intensivisht për zbardhjen e plotë të rasteve të vjedhjeve. Të arrestuarit pritet të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.