Ballina BOTA Francë, 1 Maji, protesta në Paris kundër politikave ekonomike të presidentit Macron

Francë, 1 Maji, protesta në Paris kundër politikave ekonomike të presidentit Macron

Protestuesit në Francë kanë shkaktuar kaos në ditën e 1 Majit, ku sindikata të ndryshme ishin bashkuar për të treguar refuzimin e tyre të përbashkët ndaj politikave ekonomike të presidentit Emmanuel Macron.

Protestuesit janë përplasur me forcat e ruajtjes së rendit, të cilat kanë arrestuar më shumë se 160 persona. Policia, në mënyrë të përsëritur, ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Autoritetet në Paris bënë të ditur se më shumë se 9000 persona kishin marrë pjesë në protestë, ndërkohë që në vende të ndryshme të kryeqytetit francez ishin mobilizuar më shumë se 7 400 policë.