Fotot e artistit të njohur ndërkombëtar zbulojnë bashkëpunimin e radhës me Elvana Gjatën

53

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata publikoi disa foto e veshur me të bardha në mes të një shkëmbi, duke mos dhënë asnjë koment mbi vendndodhjen apo arsyen se pse ajo ishte aty.

Elvana nuk ka sjellë asnjë projekt muzikor prej kohësh, ndaj fansat kanë menduar se ky mund të ishte vendi ku këngëtarja po xhiron videoklipin e radhës.

Më tej “Iconstyle” ka zbuluar se Dj i njohur, Mahmut Orhan ka publikuar disa foto në të njëjtin vend si këngëtarja shqiptare.

Projekti i fundit muzikor që Gjata ka sjellë ka qenë ‘Me tana’, i cili u klasifikua në vendin e dytë në festivalin e ‘RTSH-së’ fundvitin e kaluar. Tanimë pritet të shihet se çfare surprize do të ketë Elvana për publikun!