FOTO/Momenti ku 40 vjeçari tentoi të vetëvritej në sheshin “Skëndërbej”

82

Këto janë pamjet e frikshme, ku një 40-vjeçar ka tentuar t’i verë flakën vetes pas ceremonisë së faljes së Namazit.

Pasi ka nxjerrë shishen me benzinë që e mbante në brez ai ka nisur të spërkasë trupin e tij.

I gjithë momenti është fiksuar nga fotografi Franc Zhurda, i cili ka kapur momentet e panikut.

Ishin besimtarët myslimanë ata që kanë parandaluar incidentin në sheshin ‘Skënderbej’.

Ende nuk janë mësuar motivet e tentativës për t’u vetëdjegur.

Dëshmitarët thanë se 40-vjeçari fliste përçart dhe nuk ishte i vetëdijshëm.