Ballina Aktualitet FOTO/Apeli i policisë së Durrësit: Identifikojeni ketë burrë!

FOTO/Apeli i policisë së Durrësit: Identifikojeni ketë burrë!

Gjatë patrullimit, efekivet e Policisë së Durrësit kanë pikasur një person në rrugë, i cili bënte veprime të pavullnetshme.

Shtetasi në fjalë është pyetur nga ana e uniformave blu në prani edhe të psikologut, por nuk jep të dhëna mbi gjeneralitetin apo vendin e banimit dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Është rreth 1.75 cm i gjatë, pak i mbushur, rreth 40 vjeç, me flokë të prera shkurt dhe pak të thinjura.